Të rrënuar nga rritja e çmimeve / Në Lezhë ankohen konsumatorë e tregtarë

22/09/2021 15:41

Produktet baze si mielli, vaj, sheqeri janë rritur të paktën me 10 deri 20  lekë duke shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët. Ata shprehen se produktet bazë të shportës janë të pa përballueshme për ta.

Nga ana tjetër nga rritja e këtyre çmimeve nuk preken vetëm konsumatorët, por janë dhe vetë tregtarët të cilën shprehen se ka pasur një ulje të ndjeshme të qytetarëve që blejnë.

Ajo që i irriton më së shumti qytetarët janë rritja e çmimeve çdo ditë e nga ana tjetër pagat dhe pensionet vijojnë të jenë të njëjta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA