Situata e pandemisë, Komiteti Teknik i Ekspertëve: 30% e kapacitetit në spitale e lirë

22/09/2021 12:19

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka mbajtur një konferencë për shtyp për të dhënë detaje të situatës në vend në lidhje me pandeminë e COVID.

Mjeku Dhimitër Kraja është shprehur se në spitalet COVID 1 dhe COVID 3 që janë hapur pas rritjes së rasteve,  kapaciteti i lirë është 30%.

 “Në spitalet COVID 1 dhe COVID 3 janë 230 pacientë, kapaciteti është ende i disponueshëm pasi 30%  është i lirë ende. Të sëmurët vijnë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe nga rrethe. Grupmoshat janë të larmishme, nga 19 deri 80, por mbizotëron mosha 50-60 vjeçare. Ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me COVID, ku një pjesë e tyre janë me forma serioze. Një pjesë e rasteve janë të pavaksinuar. Rreth 63% të rasteve paraqesin forma të mesme dhe të rënduara nga sëmundjet që kanë. 24% janë forma të rënda, 13% janë forma kritike. 13 të sëmurë janë intubuar aktualisht. 0,001% janë infektuar të shtruar që janë vaksinuar, një pjesë e vogël ka fatalitete, 0,0006% e tyre. Vdekjet në spitale janë 5.1, 5.4 raste në ditë”, tha mjeku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA