“Sharrojnë me plumba” makinën e këshilltarit të presidentit, Ukraina në alarm!

22/09/2021 15:00

Persona të paidentifikuar lëshuan një breshëri plumbash mbi makinën e këshilltarit kryesor të presidentit ukrainas  Volodymyr Zelenskyy në një përpjekje të mundshme për ekzekutimin e tij.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë vendin. Nga sulmi mbi automjetin e Serhiy Shefir mbeti i plagosur rëndë shoferi i tij, ndërsa këshilltari vetë nuk është lënduar. Më shumë se 10 plumba goditën makinën në afërsi të fshatit Lesnyky të ndodhur pranë kryeqyteti Kiev, thuhet në deklaratën e policisë. Autoritetet kanë nisur një hetim penal për vrasje me paramendim.

“Personat e panjohur përdorën armë automatike të kalibrit 7.62,” shkroi Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova në Facebook, duke shtuar se njësitë hetimore u dërguan me urgjencë në vendngjarje.

Reuters thotë se Shefir drejton një grup këshilltarësh të presidentit Zelensky, i cili ndodhet aktualisht në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së. Zelenskyy erdhi në pushtet me premtimin të përdorë një dorë të hekurt mbi mbi oligarkët e Ukrainës, Mykhailo Podolyak, një tjetër këshilltar i presidentit, tha se tentativa për vrasje mund të jetë rezultat i asaj lufte, por “ne e theksojmë”, u shpreh ai, “se politika e presidentit që synon transformimin rrënjësor të shtetit do të mbetet e pandryshuar” .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA