Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për reciprocitetin e targave serbe në Kosovë.
Ai është shprehur se ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Kosovës është faktor kyç për stabilitet.
Presidenti shqiptar ka theksuar se palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA-së.
“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.
Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, shkruan Meta.
Sot është dita e tretë e protestës së serbëve në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.
Qytetarët serbë nuk do të lejohen të hyjnë me targa serbe dhe do të pajisen me ato të përkohshmet “RKS”.
Top Channel