Prokurori përplaset me gardën/ Dritan Gina, u rrëzua në vetting për 100 mijë dollarë

22/09/2021 19:34

Me gardën që i mbyll derën dhe ai që kërkon të hyjë forcërisht brenda në sallën e vettingut, ky është reagimi i prokurorit Dritan Gina, që pasi e nxorën jashtë, KPK vendosi mos konfirmimin e tij në detyrë.

Incidenti ndodhi mbasi Gina nuk pranoi të kontrollohet nga Garda e Republikës.

Dritan Gina ishte në sistem si prokuror prej 17 viteve, ndërkohë mes gjetjeve të KPK u konstatua se ai nuk kishte burime të mjaftueshme financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA