Policia doli ‘duarbosh’ pas ‘mësymjes’ në shtëpi, ku ndodhet Adriatik Llalla? Cila është gjendja e tij shëndetësore? Flet avokati: Di që..

22/09/2021 21:22

Ka nisur tashmë operacioni i policisë, të cilët kanë ushtruar kontroll në ambientet e brendshme të shtëpisë së Adriatik Llallës, për të ekzekutuar në këtë mënyrë urdhrin e SPAK: arrestimin e ish kryeprokurorit, i cili u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Ai nuk është gjendur në shtëpi dhe policia doli ‘duarbosh’ prej aty. Nuk dihet ende vendndodhja ekzakte e Llallës, ndërsa ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kujtojmë se, më 9 shator ai është nisur drejt Italisë për t’u kuruar, ndërsa nuk dihet destinacioni i tij final.

Sokol Hazizaj, avokat i Llallës, i ftuar në ‘Open’ mbrëmjen e sotme deklaroi se ka kohë që nuk ka komunikuar me klientin e tij. Avokati shton se Gjykata është njoftuar para një muaj për gjendjen shëndetësore të Llallës, që sipas avokatit është një gjendje e rëndë duke mos e cilësuar llojin e sëmundjes.

“Edhe vetë zoti Llalla dhe nëpërmjet meje kemi një muaj që kemi njoftuar gjykatën për gjendjen e rëndë shëndetësore. Arsyeja pse ka qenë një periudhë të gjate kohore në shërbimin mjekësor, dhe së dyti po ritheksoj sa kohë Llalla i ka besuar respektivisht në mbrojtjen e tij ligjore një avokati nuk është i detyruar të vijë në ambientet e gjykimit. Jam indiferent në raport se ku ndodhet i mbrojturi prej meje. Di që kemi paraqitur para gjykatës aktin procedurial të gjendjes shëndetësore. Kam kohë që nuk kam komunikuar me Llallën”, tha avokati.

-Do vazhdoni ta mbroni?

“Padyshim që po. Referuar prokurës së posaçme që ka lëshuar i pandehuri është detyrimi i çdo avokati për ta përfaqësuar në të gjitha hapat ligjorë”, tha avokati.

-Nga se vuan ish kryeprokurori?

“Jam indiferent në raport me atë që bën Llalla. Mendoj që besimi i tij nuk është lëkundur ndaj mbrojtjes ligjore”, tha avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA