Hunter Biden sfidon djemtë e Trump për ndeshje në kafaz, shkakton bujë në SHBA Me premtimin për një “diplomaci agresive” dhe zotimin për të mos kërkuar “një Luftë të re të Ftohtë”, Presidenti amerikan Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së për të promovuar një agjendë globaliste.
Udhëheqësi i forcës më të madhe ushtarake në botë tha se “fuqia ushtarake amerikane duhet të jetë mjeti ynë i fundit, jo i pari“. SHBA është e gatshme të bashkëpunojë me çdo komb, që angazhohet për zgjidhje paqësore, tha Biden ndërsa la të kuptohet në raport me Kinën se nuk dëshiron përplasje.
Megjithatë, presidenti amerikan e bëri të qartë se SHBA kundrejt vendeve armiqësore do të ndjekë një kurs të ashpër.
Pas fundit të luftës në Afganistan do të nisë një “epokë e re e diplomacisë këmbëngulëse”. Ajo luftë i përkiste së shkuarës, ne do të shohim drejt së ardhmes. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara, që dhuna ushtarake të përdoret si mjeti i fundit, nëse ajo është e domosdoshme
Presidenti Biden, duke zënë për herë të parë vendin e tij si kryetar shteti para foltores spikatëse prej mermeri të gjelbër të OKB-së, gjithashtu shfrytëzoi fjalimin e tij gjysmë orësh për të bërë thirrje për veprime agresive kundër Covid 19-ës dhe ndryshimit të klimës.
“Kjo është një çështje qartësisht urgjente me të cilën duhet të përballemi në agimin e asaj që duhet të jetë një dekadë vendimtare për botën tonë, një dekadë që do të përcaktojë të ardhmen tonë“, tha presidenti amerikan i cili foli për kriza urgjente që po afrojnë.
Top Channel