Gjokutaj: Historia ka treguar se prokurorët e përgjithshëm janë sulmuar politikisht!

22/09/2021 21:36

Avokati Genc Gjokuatj i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka thënë se nëse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është larguar nga vendi ynë me qëllim që t’i shmanget arrestimit nuk do të prononcohet kurrësesi.

Po ashtu Gjokutaj theksoi se historia është se të gjithë prokurorët e përgjithshëm janë sulmuar politikisht dhe është rasti i parë që dënohet me burgim.

“Ky nuk është aksion i policisë, por një ekzekutim i papërfunduar. Ka një element që policia e sigurtë e ka ditur që nuk ndodhet, por konsumon procedurën, e di që kur figuron se ka dalë nga shteti. Problemi është edhe ligjor edhe moral.

Se sa i drejtë është vendimi i gjykatës ne nuk mund t’i hymë provave, por ka një vendim të formës së prerë. Nëse prokurori është larguar për t’u shmangur ekzekutimit të vendimit sigurisht që nuk mund të prononcohet. Në këtë histori kemi një ngërç moral. Historia është se të gjithë prokurorët e përgjithshëm janë sulmuar politikisht dhe është rasti i parë që dënohet me burgim”, tha Gjokutaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA