Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel ka krahasuar një rast të avokatit Maks Haxhia, që u përball me drejtësinë dhe nuk u tremb fare nga kërcënimet, disa vite më parë, me rastin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla sot.
Ngjela e quajti lepur Llallën për faktin se nuk ishte në sallën e gjyqit në momentin që për të u dha vendimi.
“Do t’i thyenin hundët Maks Haxhisë kur ishte prokuror. Isha unë avokat i tij. Ishte koha e Sali Berishës. Nuk u tremb fare nga kërcënimet. Merre pyete Maks Haxhinë. Doli dinjitoz atje, ishte prokuror.
Mbrojtjen e ka dinjitet është prokuror i përgjithshëm, duhet të ishte në sallë t’i tregonte popullit që ishte Prokuror i Përgjithshëm. Unë jam për shtetin shqiptar, kam 40 vjet që luftoj. Një prokuror që s’ka kapacitet që të mbrohet në gjyq është lepur”, tha Ngjela.
Top Channel