Ulja e skemës së kompensimit të TVSH-së për fermerët nga 20% në 6% përmes ndryshimeve të paketës fiskale 2019 ka goditur industrinë agro përpunuese në vend.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-zëvendësministri Erion Braçe ka deklaruar kjo politikë fiskale e ndërmarrë nga qeveria ka vrarë punën e qindra mijë bujqve në vend.
Efektet negative që ka dhënë kjo masë fiskale mbi sektorin thekson Bracce janë tepër të mëdha në shumë drejtime: me më shumë se 100 mijë krerë humbje sepse skema sipas tij nuk favorizon prodhimin vendas të prodhuesve të qumështit e mishit.
Po për këtë arsye shton ish-zëvendëskryeministri vendi ka humbur mbi 23 mijë ton qumësht e mbi 7 mijë ton grurë të dhëna të publikuara nga Instituti i Statistikave dhe kjo do të vazhdojë të ndodhë për aq kohë sa skema të vijojë të zbatohet.
Goditjen e bujqësisë e konfirmojnë edhe të dhëna të tjera të Instat pasi në 6-mujorin e parë të vitit janë regjistruar mbi 29.8 mijë më pak të punësuar në këtë sektor, që renditen edhe në më pak të paguarit në vend me një pagë mesatare 35.5 mijë lekë.
Përballë kësaj situatë të vështirë për fermerët që krijoi skema e re që po zbatohet tashmë prej më shumë se dy vitesh e kundërshtuar fort asokohe nga fermerët që në shenjë proteste kanë zhvilluar edhe protesta duke flakur në rrugë prodhimet e tyre, ish-zëvendëskryeministri i bën apel qeverisë ta zhbëjë dhe ta ndryshojë atë me urgjencë, pasi regjimi aktual thekson ai ka shkaktuar dëme të mëdha.
Top Channel