
Dy-vjetori i përplasjes tragjike të trenave në Greqi/ Protesta masive në të gjithë vendin, tension dhe trazira, raportohet për të lënduar
28/02 11:36
Presidenti i SHBA-së Joseph Biden dhe kryeministri australian Scott Morrison përshëndetën paktin e tyre të përbashkët AUCUS gjatë bisedimeve sot, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë një aleat më të afërt dhe më të besueshëm se Australia”, tha Biden pasi Uashingtoni njoftoi javën e kaluar se do t’i siguronte Canberra teknologjinë që mund të përdorte për ndërtimin e nëndetëseve bërthamore, raportoi Reuters.
Morrison tha se partneriteti i tyre ka të bëjë me aleatët aziatikë dhe evropianë. Pakti i Sigurisë AUCUS u nënshkrua më 15 shtator nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia.
Top Channel