Vodhën biznesin në Vlorë, arrestohen në flagrancë 5 autorët e dyshuar

21/09/2021 11:35
Foto ilustruese

Vodhën me thyerje një biznes në qytetin e Vlorës, kapen dhe arrestohen në flagrancë 5 autorët e dyshuar, 4 prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Polica e Vlorës pas njoftimit të marrë se në lagjen “Pavarësia 2”, ishin vjedhur disa produkte në një biznes, arrestuan në flagrancë katër shtetasit e mitur me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes:

R. L., 17 vjeç dhe I. T., 16 vjeç, të dy banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, K. B., 15 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë dhe E. XH., 18 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, kanë vjedhur produkte të ndryshme dhe një sasi të vogël parash në marketin në pronësi të shtetasit D. H. dhe më pas kanë tentuar të largohen me një automjet me drejtues shtetasin B. S.
Gjithashtu, njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi i mitur I. T., dyshohet se më datë 19.09.2021, ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të një shtetasi.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 46 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar një shumë parash, produkte të vjedhura, mjetet që përdornin këta shtetas për realizimin e vjedhjeve, si dhe automjetin me të cilin tentuan të largoheshin pasi kishin kryer vjedhjen.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA