Rama mban fjalim në “West Point” në New York, çfarë tha që “çmendi” studentët atje?

21/09/2021 11:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në New York dhe sot e nisi ditën duke vizituar Akademinë Ushtarake “West Point”.

Kryeministri surprizoi qindra studentë të Akademisë Ushtarake kur tha do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që t’a përdorin gjatë fundjavës.

U garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e Kolombit në fundjavë”, tha Rama dhe kaq mjaftoi që studentët të ngriheshin në këmbë e të brohorosnin nga gëzimi.

Një ditë më parë, kryeministri takoi dhe dy djem shqiptarë në akademinë amerikane “West Point”.

Vetë Rama shpërndau foton, që sipas tij do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar nga amerikanët.

“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”.

Pas betimit të qeverisë “Rama 3”, kryeministri u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim dhe ministri Niko Peleshi.

Rama u prit me nderime, ndërsa vizita e tij në “West Point” është në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA