Rreth 380 mijë qytetarë shqiptarë nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për ekzaminimet shëndetësore.

Këtë e konfirmojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2019 ku ky tregues rezultoi në 13.5% të popullsisë, ndjeshëm më i lartë se vendet e rajonit si Kosova, Serbia apo Maqedonia, ndërsa më shqetësuese situata paraqitej në veri të vendit.
Albana Vokshi, deputete e opozitës e cilëson këtë raport një kambanë alarmi. Kjo sipas saj tregon dështimin e dhe mashtrimin e qeverisë për shëndetësi falas.

“Unë besoj se realisht është një shifër më e madhe se kjo që nuk arrijnë të përballojnë dot kurat, ilaçet, shpenzimet shëndetësore. Pandemia ka evidentuar dhe ka nxjerrë në pah dështimet në shëndetësi ku janë rrënuar të gjitha shtyllat e saj. Jo vetëm shëndetësi falas nuk u ofrua qytetarëve, por shëndetësia është bërë gjithnjë e më e shtrenjtë.”

Teksa akuzon qeverinë se ka buxhetuar pak shëndetësinë dhe ka keqmenaxhuar situatën me pandeminë, Vokshi shton se edhe me programin e ri nuk adresohet kriza shëndetësore e Covid.

“Janë dhjetëra mijëra vdekje më shumë me diagnoza të panjohura. Atë që ka denoncuar edhe opozita. Kjo tregon se pandemia është keqmenaxhuar. Vetëm program nuk ishte ai. Arsimi dhe shëndetësia nuk kanë objektiva të përcaktuara në rastin më të mirë janë riciklime të premtimeve që Edi Rama ka bërë në 2013-ën si ajo për mbulimin universal që e risjell edhe në këtë program. Askush nga ministrat apo kryeministri nuk mund të mbahet përgjegjës pasi nuk ka objektiva, afate dhe buxhet të përcaktuar.

Vokshi e cila do të drejtojë Komisionin për Çështjet sociale dhe shëndetësinë tha se deputetët e opozitës do të dalin me një plan konkret adresuar qeverisë me në fokus përballimin e pandemisë në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA