‘Pas 2017 i thashë jep dorëheqjen’/ Berisha: Basha u josh nga fjalët e bukura të Ramës dhe ‘iu përveshën’ LSI

21/09/2021 19:01

Ashtu siç edhe lajmëroi më herët, Ish Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur këtë të martë në Fier, për të zhvilluar një takim me demokratët Fierak.

Kjo lëvizje e ish Kryeministri vjen pas vendimit të Kryedemokratit Basha për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Në fjalën e tij, Berisha tha se pas zgjedhjeve të 2017 ai i ka kërkuar Bashës të japë dorëheqjen pas kauzës së krijuar në fushatë. Ish kryeministri tha se Basha ‘u josh’ nga fjalët e Ramës dhe ‘iu përveshën’ LSI.

“Ju garantoj se çdo gjë të vërtetë që keni sjellë në zyrën time, Lul Bashës ja kam thënë, i kam thënë çdo gjë. I kam thënë në 2017 zotëri jep dorëheqjen, i kam thënë në 2017 me këto që ke bërë nuk ngrihesh më, sepse ti në një akt të pabesueshëm bëre kauzë në fushatë me Ramën dhe nxore Metën që asokohe ishte në opozitë.

Erdhi këtu te ju i bëtë një pritje të mrekullueshëm, u thash gazetarëve do fitojmë zgjedhjet. Në krye të javës i thotë Rama Luli është çuni i mirë, unë qeverisë me atë dhe ky u josh dhe u përveshën të dy LSI. Zbritën në nivelin më minimal të historisë të PD.

Bëmë një përpjekje të përbashkët nga viti 2014-2015. Nji nga nji i largoi, çuditesha me mendtë e mia, ore ky kujton se i bëjnë hije këta. Sot ka me dhjetra qindra vajza të shkolluar të zot që rrin rrugëve të botës që duan të vijnë, po kush s’ju ofron dhe ju jep shpresë”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA