“Nuk mund të shkelmojë njeri mbi ju”/ Berisha për Bashën: Vendimin e mori për të shpëtuar veten

21/09/2021 19:18

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha duke thënë se e mori vendimin për të shpëtuar veten. Ndër të tjera, i dha mesazh demokratëve se askush nuk mund të shkelmojë mbi ta.

Berisha: Nuk mund të shkelmojë njeri mbi ju. E more vendimin për të shpëtuar veten tënde. Do thërrasim referendumin, do flisni ju. Se cka bërë zotëria, në fushatë elektorale vazhdonte, ndoshta dhe këtu “do hapin referendumet”. Thashë ky qenka me modelin zviceran, kur shoh ka heq referendumin nga statute i PD. Atëherë marrim kuvendin, të vendosë referendumin dhe ne të flasim. Jemi në krizë të thellë dhe do e kapërcejmë të gjithë së bashku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA