“Minishengeni, vendosja e hemogjenisë serbe në rajon”/ Berisha zbulon çfarë i ka thënë Bashës ambasadorja Yuri Kim

21/09/2021 18:54

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me simpatizantët në Fier, në kuadër të nismës së ndërmarrë ditë më parë për ringritjen e Partisë Demokratike.

Për Berishën minishengeni ballkanik është vendosja e hemogjenisë në rajon dhe për këtë arsye ai e ka kundërshtuar atë me forcë.

Ndër të tjera Berisha zbuloi edhe se çfarë i ka thënë ambasadorja amerikane Yuri Kim, kryedemokratit Lulzim Basha për vendimit të sekretarit amerikan Anthony Blinken për ta shpallur non grata. Berisha tha se Kim i ka thënë Bashës se Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato.

Berisha: Minishengeni ishte vendosja e hemogjenisë serbe në rajon dhe rikthimi i doktrinës se viteve 50 te shek te kaluar. Ne jemi për bashkëpunim, por a mundet që ne të pranojmë bashkëpunimin që rrethon Kosovën me armiqësisë dhe shtron Shqipërinë në një vend vasal. Fermerët shqiptarë do shkojnë të punojnë si punëtorë në fermat e serbëve. Kjo tokë është 10 herë më e mirë për kaq sa është. Ndaj e kundërshtuam. Në këto Soros e pa që ka një kundërshtar të pathyeshëm në qëndrime.

Çështja e dytë që tërboi mafien e Soros është Refoma në Drejtësi. Ne bëmë gjithçka si opozitë që reforma të bëhej në bazën e pastërtisë dhe parimeve të pastërtisë dhe gjyqësorit. Ishim në një valë me Komisionin e Venecias.

Shkatërruan Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, u krijua një stok prej 100 mijë dosjesh dhe sot do jenë mijëra shqiptarë që për shkak të moshës nuk do gëzojnë dot kurrë një proces gjyqësor. Soros është i gjithëfuqishëm dhe prandaj ambasadoren i afrohen. Ambasadorja ka deklaruar para ca ditësh në radio se habitem se si njerëzit bëjnë të paditurin. Zonja ambasadore i ke thënë edhe një gjë tjetër Bashës, se Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato.

Nga e di që kanë dosje. DASH ka deklaruar se sekretari ka marrë vendimin bazuar në raporte të enxhiove, mediave, qeverisë së Ramës, raporte që nuk janë botuar kurrë. Ato nuk janë dosje, por shpifje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA