‘Me Lulin si do vejë puna?’/ Berisha: Të dorëzojë mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Ish kryeministri ka një thirrje për grupin parlamentar të PD

21/09/2021 19:26

“Me Lul Bashën si do vejë puna?”. Ishte kjo një nga pyetjet e drejtuar për ish kryeministrin Berisha, i cili ka mbajtur ditën e sotme një takim me demokratët e Fierit.

Në fjalën e tij Berisha tha se ‘peng Basha’ duhet të dorëzojë mandatin e tij të deputetit dhe ‘të largohet andej nga erdhi’.

Duke hedhur akuza ndaj kryedemokratit Basha për një ‘bashkëpunim’ mes tij dhe Kryeministri Rama, Sali Berisha ka edhe një thirrje për të gjithë deputetët e Partisë Demokratike.

“Edhe një herë dua të shtoj se ku entuziazmi juaj është energjia e rikthimit të opozitës në vend dhe e vlerësoj jashtë mase. Lul Basha, ‘peng Basha’ më mirë të themi do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi! Nuk ka ja bërë askush atë që i bëri ky partisë. Do t’ju them një gjë. Ndofta ai kishte akumuluar ndaj meje se unë gjithçka bëja të isha zërin juaj tek ai, natyrisht atë pengesën që unë nuk dua të përzihem në jetën e brendshme të PD e kisha, por asgjë tjetër. Për t’ja thënë atij i thoja diçka. Pa më shkuar mendja se është kaq i pabesë, bëri një akt amoral. Po pse Amerika vlerëson pabesinë? Ta vlerësojë kush të dojë ne jemi kombi i besës ne e kemi një veçanti. Por çfarë do thoshte nëse do mblidhte forumin, s’do fitonte por jep dorëheqjen. Kur të kanë peng nuk të lejojnë, të thonë bëj këtë këtë. Ne jemi këtu sepse jemi njerëz të lirë, ndaj dhe ai uroj që të dorëzoj mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Këtu një thirrje në emërin tuaj për deputetët e PD, shprehni lirshëm mendimet tuaja, asnjë lloj bashkëpunim me të diktuar nga Lul Basha me Edi Ramën të mos pranoni sepse jemi në proces, të mbarojmë proceset tona. Miqtë e mi deputetë asnjë lloj vendimi të Lulzim Bashës për të bashkëpunuar me Edi Ramën për të shkelur PD mos bashkëpunoni”, tha Berisha në fjalën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA