Prokuroria e Elbasanit nis hetimin kryesisht per ndotjen ne qytetin e Elbasanit.
Hetimi nisi si pasoje e denoncimeve te herëpashershme ne media dhe do te fokusohet ne zonën e ish kombinatit Metalurgjik, por edhe shkaktare te tjerë te ndotjes mjedisore.
Burime zyrtare nga prokuroria bejne me dije se ne fokus te hetimit do te jene edhe institucionet shtetërore te mbrojtjes se Mjedisit, si inspektorati i mjedisit, IKMT etj.
Çështja e sapo nisur do te kërkoje mendimin dhe matjet e specializuara te eksperteve qe do te thirren per ceshtjen, por nëse ky hetim do të jetë i thelluar dhe i kryer me korrektësi, prokurorisë i duhet të marrë edhe shifrat e sakta të të prekurve me kancer dhe shkaqet e tyre.
Ne zonën e ish kombinatit Metalurgjik operojnë disa kompani, të cilat nuk shkaktojnë vetëm ndotje në ajër, por në ujë dhe tokë gjithashtu.
Po ashtu, prokuroria do të duhet të thellohet edhe në dokumenta të Bashkimit Europian ku prodhimet bujqësore të zonën pranë ish kombinatit Metalurgjik cilësohen të pakonsumueshme.
Në vitin 2017 Këshilli Bashkiak I Elbasanit shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish kombinatit Metalurgjik, po ashtu vendimi u shoqërua me protesta qytetare dhe të shoqërisë civile. Si përfundim asgjë nuk ndryshoi.
Banorët thonë se filtrat fiken gjatë natës dhe kompanitë punojnë lirisht. Ligji i vetë monitorimit bëri që çdo gjë në metalurgji të shkëlqejë, ndërsa përballë kësaj situate duket se të gjitha institucionet nuk kanë mbyllur një sy, por të dy.
Top Channel