Gjykata vendos tarifat e korrupsionit/ Denoncimi sot në emisionin Fiks Fare, shikoni se çfarë ndodh

21/09/2021 00:57

Në emisionin “Fiks Fare” është denoncuar një rast korrupsioni në Gjykatën e Apelit në Vlorë.

Daniela Hajdini (Zeka), denoncuesja e rastit prej dy vitesh kërkonte finalizimin e divorcit të saj. Pas një viti në Gjykatën e Fierit, ajo vendosi të apelojë vendimin në Vlorë dhe prej dy vitesh priste thirrjen përpara Gjykatës për çështjen e saj.

Edhe pse kishte paguar njëherë tarifat për avokaten e saj dhe kërkesave të shumta nga ana e saj për përshpejtimin e procesit të gjyqit, data për tu paraqitur ende nuk kishte dalë. Pas denoncimit Daniela ka vendosur të shkojë pranë Gjykatës në Vlorë së bashku me avokaten e saj.

Seanca gjyqësore për të ndodhi vetëm pas ryshfetit të kërkuar nga avokatja e saj. Kjo pagesë u ndërmjetësua nga sekretarja e kryetares së Gjykatës së Apelit në Vlorë, Iliba Bezati. 300 mijë lekë ishte tarifa që dyshja kërkonte si formë ryshfeti për të përcaktuar datën e gjyqit. Gjyqi u krye disa ditë më pas duke zgjatur vetëm pak minuta, pas vendimit që denoncuesja kishte marrë për të pushuar ankimimin.

Më tej pas marrjes së vendimit avokatja Dhurata Suli së bashku me sekretaren e Gjykatës së Apelit i kanë kërkuar përsëri një pagesë për t’i sjellë të zbardhur vendimin e gjyqtares. Këto dy rryshfete të paguara nga qytetarja Daniela Hajdini(Zeka) kanë bërë që kjo e fundit të denoncojë rastin abuziv, ku prej më tepër se dy vitesh sorollatej në dyert e gjykatave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA