‘Gjuha me kode’/ Berisha për ‘dyshen’ Rama-Basha: Do ndryshojnë Kushtetutën, ku i ka votat PD-ja?

21/09/2021 19:11

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit është duke bashkëpunuar ne kryeministrin Edi Rama.

Berisha thotë se pasi kryedemokrati Basha u zotua të ndryshojë kushtetutën po nuk kishte votat e mjaftueshme, dy ditë më vonë Rama krijoi grupin për ndryshimin e kushtetutës dhe kjo sipas Berishës është ‘gjuhë kodi’ mes Ramës e Bashës për të ndjekur njëri-tjetrin!

“Do ju flas pak për gjuhën e kodit, del një ditë ish kryetari i opozitë dhe zotohet se do të ndryshojë kushtetutën, po ku i ke votat ti për ta ndryshuar, ti ke 44 vota, para dy ditësh Rama krijoj grupin për ndryshimin e kushtetutës, pra kjo është gjuhë kodi, thuaje ti të të ndjekë se është e imja, po çtë shtyn ty çdo ndryshosh kushtetutën kur nuk ke vota. Ngre qeverinë në këmbë për të bërë reformë territoriale dhe jo të qeshi kur deputeti flet nga zemra i thotë fjalë zemre në parlament. Tani ai ka dalë me sloganin “Jemi me Amerikën” por ska më pro amerikan se ata që besojnë të vota e lirë, që besojnë të transparenca, se ata të cilët besojnë se sovraniteti është kushti i kushteve për të qenë partner me SHBA. Nuk ka më pro amerikanë se ata që besojnë se Shqipëria vendi i NATO-s do të qëndrojë krah për krah me SHBA. Nuk ka më pro amerikanë se ata të cilët bëjnë gjithçka për standardet strategjike në vendin tonë”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA