Llogaritet se një në katër banorë gjermanë sot ka origjinë të huaj. Por më pak se 8% e deputetëve në Bundestag kanë prejardhje jo-gjermane. Si qëndron puna me politikën në Gjermani, pyet opinionistja Maissun Melhem?
A është vërtet ajo me aq larmi dhe multikulturore si rrugët e Berlinit? Dhe a është e mundur si në SHBA ngjitja e një refugjati të ardhur në postin e ministrit?
Parimisht po, edhe pse njëherë është bërë realitet. Dhe atëherë, para jo më shumë se dhjetë vitesh, në Gjermani u bë një debat i ashpër, nëse pamja “aziatike” e një ministri të Ekonomisë dhe zëvendëskancelari, si Philipp Rösler pajtohet me pozicionin e tij. Pikërisht Rössler, që erdhi 9-muajsh nga Vietnami në Gjermani, u adoptua nga prindër gjermanë dhe pati një socializim të plotë gjerman.
Historia e migracionit të Republikës Federale filloi pak vite pas themelimit të saj. Pasi u nënshkrua në vitin 1955 „marrëveshja për gastarbeiter-at” vit për vit nuk erdhën vetëm forca pune, por njerëz, si e ka formuluar shkrimtari Max Frisch.
Po ashtu që nga vitet 50-të rreth 6 milionë vetë në Gjermani kanë gjetur mbrojtje duke kërkuar azil. Shumë prej tyre nuk gjetën vetëm një strehë të përkohshme, por filluan një jetë të re. Pyetja që ngre Melhem është përse duhet të kënaqen ata vetëm duke e parë nga larg si spektatorë politikën në vendin e tyre, ne një kohë kur mes emigrantëve dhe pasardhësve të tyre prej kohe ka mjaftueshëm njerëz të kualifikuar edhe për postet politike.
Top Channel