Drini, lumi i ujërave të zeza/ Ndotje alarmante në zonën e Lezhës! Bizneset dhe banesat shkarkojnë mbetjet në lumë

21/09/2021 15:22

Prej vitesh ndotja e lumit Drin vijon të mbetet problematikë.

Janë disa biznese dhe institucionet përgjegjësit kryesorë të kësaj situate të krijuar, pasi kanalizimet e ujërave të zeza derdhen në lumë, duke krijuar një situatë jo vetëm të pakëndshme por edhe të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Banorët që jetojnë në afërsi të lumit Drin janë ata të cilët vuajnë edhe pasojat e kësaj katastrofe natyrore, ndërsa shprehen se ndihen të rrezikuar.

Ndotja vijon edhe me tej, pasi derdhja e lumit Drin shkon në det së bashku me papastërtitë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA