Dita Ndërkombëtare e Paqes/ Rama: Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në misione paqeruajtëse

21/09/2021 13:22

Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, shprehet Rama.

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kryeministri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se “si anëtare në NATO, vendi ynë do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës“.

Kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë”, thotë Rama.

Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara që manifestohet çdo vit në 21 shtator. Njerëzit anembanë botës, përcjellin, mesazhe solidariteti, paqeje e humanizmi.

Ndërsa Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar Dëshmorët e Atdheut, teksa thekson se Shqipëria duhet të vijojë kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes nderojmë sot kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodjan Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misione ushtarake jashtë Atdheut, në vijën e parë të luftës për një botë në paqe dhe më të sigurt.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajten e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson kjo Aleancë, në zemër të së cilës është demokracia”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA