Dita e Pavarësisë së Maltës/ Kryeparlamentarja Nikolla uron homologun Farrugia: Demokraci e përparuar, mike e Shqipërisë

21/09/2021 17:57

Me rastin e 21 shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maltës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër urimi Anġlu Farrugia, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës.

Në letrën e saj, Nikolla ka theksuar se Malta është sot një vend mik i Shqipërisë, me një demokraci të përparuar, anëtare e Bashkimit Europian dhe  kontribuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maltës, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal më lejoni t’Ju shpreh urimet më të ngrohta.

Shpallja e pavarësisë më 21 shtator 1964 është një ngjarje e shënuar për popullin e Republikës së Maltës sepse hapi rrugën e zhvillimit, prosperitetit dhe mirëqenies për popullin maltez.

Republika e Maltës është sot një vend mik i Shqipërisë, me një demokraci të përparuar, anëtare e Bashkimit Europian dhe  kontribuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Me këtë rast, shpreh mirënjohjen e thellë për Dhomën e Përfaqësuesve të Maltës dhe Ju personalisht, për mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian dhe bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen, për mbajtjen sa më shpejt të Tryezës së Parë Ndërqeveritare”, shkruan në letrën e urimit Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA