Foto ilustruese

Dy automjete në pronësi të një shtetasi janë djegur gjatë natës në fshatin Vllahinë të Selenicës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:17. Sipas policisë, zjarri që ka rënë në fshat ka përfshirë dy automjetet, megjithatë nuk përjashtohet pista e zjarrvënies së qëllimtë, për të dëmtuar apo kërcënuar shtetasin me iniciale T.K.

Një tjetër makinë është djegur në qytetin bregdetar një natë më parë. Rreth orës 23:15, pranë ish- Ushqimores i është vënë flaka me benzinë makinës së Blerim Derraj, me targa AA975YJ.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e incidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA