Disa anëtarë të Parlamentit Evropian akuzuan kompaninë ruse të gazit ”Gazprom” për manipulim të të tregut në funksion të një rritjeje “të paparë” të çmimit.
Ndër të tjera, ligjvënësit kritikuan refuzimin e ”Gazprom” për të rezervuar kapacitetet e transportit të gazit përmes sistemeve ekzistuese të tubacioneve. Ata thanë se kompania e zvogëloi prodhimin e saj.
”Kjo sugjeron që rritja rekord e çmimit të gazit natyror në Evropë javët e fundit mund të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i manipulimit të qëllimshëm të tregut dhe veprimeve të Gazprom”, kritikuan ligjvënësit.
Letra i kërkon Komisionit të BE -së të hapë një hetim. Autoritetet e Brukselit konfirmuan se e kishin marrë letrën, ndërsa ”Gazprom” i mohoi akuzat. ”BE do të marrë gjithçka të rënë dakord në kontrata”, theksoi kompania, sipas agjencisë Interfax.
Top Channel