Agjentët amerikanë mbi kuaj,qëllojnë me kamxhik emigrantët në kufi: “Si Perëndimi i Egër”

21/09/2021 14:50

Emergjenca e emigrantëve në kufirin mes Shteteve të Bashkuara e Meksikës vazhdon.

Mbërritja e 10 mijë personave të tjerë atje ka shkaktuar një krizë të re humanitare, por së fundi për gjendjen e këtyre njerëzve po flitet kudo, edhe për shkak të disa pamjeve filmike të cilat tregojnë agjentë të policisë kufitare amerikane të hipur mbi kuaj, të cilët përpiqen t`i zbrapsnin emigrantët, duke qëlluar edhe me kamzhik. Imazhet që të sjellin ndërmend Perëndimin e Egër janë komentuar gjatë në rrjetet sociale.

“I kam parë disa nga pamjet”, u tha gazetarëve në Uashington sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Nuk kam kontekstin e plotë”, tha ajo, duke shtuar se “une nuk mendoj se dikush që sheh ato imazhe do të mendojë se janë të pranueshme. Mund t’i siguroj njerëzit se kjo nuk është politika jonë”, tha ajo.

Në një konferencë shtypi pranë kufirit në Del Rio, Teksas, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha se autoritetet po hetojne mbi keto incident, por sërish i paralajmëroi haitianët se “nëse vini në Shtetet e Bashkuara ilegalisht, do të ktheheni mbrapsht”. Emigrantët haitianë – deri në 14 mijë sipas disa vlerësimeve – janë grumbulluar ditët e fundit me shpresën për të siguruar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.

Numrat e shumtë kanë mbingarkuar punën e agjentëve amerikanë të kufirit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA