Top Channel ka zbardhur debatet e Flamur Nokës me Lulzim Bashën në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar demokrat.
Noka e ka quajtur thikë pas shpine vendimin e kreut të PD për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Ndërsa kreu i PD i është kundërpërgjigjur duke thënë së duke e marrë këtë vendim vetë ka mbajtur të bashkuar partinë dhe se nuk ka kthim pas.
Debati i plotë
Noka -Bashës: Me vendimin që ke marrë i ke fut thike pas shpine PD-së. Ne të bashkuar dhe nuk e rrëzuam dot Ramën, si do ja bëjmë tani që e ke përçarë anëtarësinë. Ke marrë vendim anti statutor me Kushtetutën e partisë. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD të bashkuar.Çdo vendim në kundërshtim me vullnetin e shumicës anëtarësisë e përçan partinë. Me këtë vendim e ke fut PD-në në një rrrokullim pa kthim. Pa i dhënë drejtim çështjes së Berishës nuk mund të diskutohet asgjë për aksionin opozitar.
Ndërkohë që kreu i PD Basha i është përgjigjur: Mos thoni gjysmë të vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qenë më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partine. Ky është vendimi në interes të demokratëve. Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë.
Noka: Po e keni marrë vendimin pa asnjë organ vendimarrës. Duhet të ishte thirrur kuvendi.
Basha: Nuk ka dhe nuk do te ketë grupim antiamerikan nën siglën e PD. Nuk do të ketë Kuvend të PD që vë në diskutim vendimet e qeverisë amerikane.
Noka: Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar.
Basha: Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas. Pastaj ka një keqlexim që bëhet ose interpretohët në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është lincuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mira.
Por siç ka deklaruar edhe vetë ai do të ndjekë procesin gjyqsor. Dhe derisa e vërteta të dalë në shesh do të qëndrojë jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen e organeve të PD.
Top Channel