Grupe serbësh kanë bllokuar pikën kufitare të Jarinjës në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur reciprocitetin lidhur me target e automjeteve.

Serbët zunë rrugën pavarësisht paralajmërimeve të Njësive speciale të Kosovës për të lejuar kalimin e mjeteve. Forcat policore kosovare janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi, ku pika e Jarinjës u detyrua të mbyllej.

Policia e Kosovës filloi të heqë target e automjeteve që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti ashtu siç deri sot kanë autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë.

Makinat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë-kalimet kufitare të Kosovës. Pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit.

Vlefshmëria e tyre është 60 ditë dhe se çmimi që duhet paguar për to është 5 euro.Por shumë shtetas serb u mblodhën në pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për masat e reciprocitetit. Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëashëm. Deri më tani, veturat e Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, është dashur t’i heqin targat e tyre ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA