Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD, Gjekmarkaj: Basha nuk kishte alternativë tjetër, ishte ultimatum i SHBA

20/09/2021 21:19

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka folur në “Open” për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD duke thënë se vendimi i Bashës ishte rrugë pa shteg sepse gjithçka u vendos nga SHBA.

Gjekmarkaj tha se nuk gjen rrugëdalje tjetër sepse Partisë Demokratike i është vënë ultimatum. Ndër të tjera, kujtoi të gjithë ata që i kërkonin Bashës të largonte Berishën për shkak të spekulimeve se ndërhynte në vendimet e tij, ndërsa tashmë e kritikojnë për vendimin që mori për ish kryeministrin.

Agron Gjekmarkaj: Është paradoks që pas 8 vitesh në opozitë shpallet “non grata” Berisha dhe jo qeveria e korrupsionit. Mendoj që Berisha po bie në atë që kanë rënë shumë persona që janë larguar nga PD pasi janë cenuar. Vendimin për të e ka marrë një shtet tjetër, një fuqi madhore. Kështu që , me atë që unë di, dukej se ishte një rrugë pa shteg. Nuk kishte alternativë tjetër Lulzim Basha. Askush nuk thoshte si do ta zgjidhim çështjen me SHBA, por gjithçka ishte mbi Bashën. E quaj normale dhe reagimin e Berishës.

Kjo duket gjakësore, por e pjek demokracinë dhe e bën më moderne cdo pikëpmaje. Duke iu referuar fjalës së Bashës, besoj se është e vështirë të mbledhësh anëtarësi e as Kuvend për një ultimatum që i është vënë PD. Ne nuk dimë cfarë dinë ata, nuk dimë çfarë di Basha e Berisha. Unë sinqerisht e kam të vështirë të gjej cila është rrugëdalja përveç kësaj që ka ndodhur. Këtë vendim e kanë marrë të tjerët, Basha thjesht e ka certifikuar. Të gjithë ata që e kanë kritikuar Bashën përse nuk e heq Berishën. Tani, i shtrënguar nga rrethanat, Basha e ka marrë këtë vendim, thonë pse e mori këtë vendim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA