A jeni i shqetësuar që shumë zyrtarë të lartë po hetohen nga SPAK? Rama: S’më vjen mirë nga ana njerëzore, por jam i vendosur që kjo betejë të vazhdojë pa kompromis
29/12 02:30
Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u mblodh ditën e sotme në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se duhet të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vettingut.
Kryesia përbëhet nga kryetari Taulant Balla dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Ai ka kërkuar angazhim dhe punë shumë të madhe sa i përket diskutimeve të projektligjeve.
Me interes është edhe kërkesa për nisjen e përgatitjeve për ndryshime kushtetuese.
Nuk dihet ende se cili do të jetë reagimi i opozitës për sa i përket këtij vendimi.
Top Channel