Policia e Vlorës vijon punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Ata kanë arrestuar një 27-vjeçar, që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel