Shumë nisma të lançuara nga qeveria Rama sesionin e shkuar parlamentar kanë ngjallur reagime të forta. Disa prej tyre përfshirë ligji anti shpifje apo nisma për amnistinë fiskale qëndrojnë ende në sirtarët e Kuvendit.

Këto të fundit, veç kontestimeve brenda vendit, kanë hasur oponencë edhe nga organizmat ndërkombëtar.

“Amnistia fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” projektligji prej 12 faqesh i kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera u shty në kohë për të arritur edhe një konsensus politik, me grupet e interesit si dhe me ndërkombëtarët dhe ekzekutivi të reflektonte duke rishikuar draftin për të bërë ndryshimet e kërkuara prej tyre.

Drafti i cili parashikon një amnisti 1-vjeçare për ligjërimin e pasurive të padeklaruara apo pa regjistruara me nw fokus emigrantët dhe përjashtonte nga lista e saj politikanë apo paratë me origjinë kriminale është në faqen zyrtare të Parlamentit, por ende duket se qeveria nuk ka reflektuar ndërhyrje të reja në të, duke vënë në pikëpyetje miratimin e tij edhe në këtë sesion parlamentar.

Konsensus e mbështetje edhe nga faktori ndërkombëtar nuk u arrit plotësisht as për ligje të tjera me natyrë joe ekonomike si ai për anti-shpifje, që po ashtu ka mbërritur në Kuvend që prej vitit të kaluar por rrëzimi nga Venecia e mban pezull mazhorancën ta kalojë në Kuvend për miratim.

Por, debate të forta në mandatin e dytë të qeverisë Rama shkaktoi edhe nisma e lançuar dhe e pashkruar në letër si ajo për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vend.
Megjithëse kryeminstri Rama asokohe deklaronte se qeveria ka angazhuar ekspertë vendas e të huaj për hartimin e një drafti që do të ishte gati së shpejti, mesa duket ende ekzekutivi nuk ka një projektligj konkret për nismën e lançuar me bujë.
Teksa parlamenti ka zhvilluar vetëm seancën e parë të prezantimit të programit, mbetet për t’u parë në këtë sesion parlamentar nëse është një nismë e vërtetë, e cila nëse bëhej e zbatueshme mund të sillte përfitime ekonomike, por njëkohësisht mund të shoqërohej edhe risqe të mëdha.
Shqipëria nuk është vendi i parë në rajon që hedh idenë për një nismë të tillë. Maqedonia e Veriu që prej vitit 2016 i ka dhënë dritën jeshile legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.
Megjithatë, qeveria e re sapo ka marrë miratimin dhe ka nisur punën dhe mbetet për t’u parë nëse këto nisma të ekzekutivit do të rikthehen sërish në vëmendje për diskutim e miratim nga parlamentarët në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA