Një 47 vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në Zall Bastar në Tiranë.
Shtetasi F. D., 47 vjeç, dyshohet se në bashkëpunim me nipin e tij shtetasin e mitur me iniciale A. D, i shtyrë në krim nga xhaxhai i tij shtetasi F. D, janë autor të kultivimit të bimeve narkotike kanabis sativa, në vendin e quajtur “Shengjin i vogël” Zall-Bastar.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës shtetasi A. Gj, 53 vjeç (kryeplaku i zonës) dhe shtetasi i mitur A. D, 17 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Shengjin i vogël” Zall-Bastar.
Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 47 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me nipin e tij shtetasin e mitur me iniciale A. D, i shtyrë në krim nga xhaxhai i tij shtetasi F. D, janë autor të kultivimit të bimeve narkotike kanabis sativa, në vendin e quajtur “Shengjin i vogël” Zall-Bastar.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës shtetasi A. Gj, 53 vjeç (kryeplaku i zonës) dhe shtetasi i mitur A. D, 17 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. D janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 radio marrëse-dhënëse, një armë e ftohtë (thikë) dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel