19 emigrantë të tjerë të paligjshëm janë evidentuar sot në autostradën Milot-Morinë.
Ata po transportoheshin me dy mjete, tip “Ford” dhe “Volvo” dhe kishin qëllim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian. Policia njofton se ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, 26-vjeçarit me iniciale E.B. dhe 33-vjeçarit me iniciale I.N.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 2 shtetas që u kapen nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E. B., 26 vjeç dhe I.N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimetePolicisë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
Top Channel