Një shtetas që dyshohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes është arrestuar sot në Lezhë.
43-vjeçari me iniciale Sh.Gj. banues në Shenkollë të Lezhës do të hetohet për “Dhunë në familje” nga Prokuroria e Lezhës.
njofton se ka arrestuar dhe një shtetas, pasi duke drejtuar mjetin e tij, tip ” Volkswagen” ka përplasur një person që lëizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Shtetasi me iniciale Xh.Ç. ndodhet në spitalin e Traumës, në trajtim mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë ndalimin shtetasit Sh.Gj., 43 vjeç, banues në Shenkollë, Lezhë, pasi në fshatin ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases S.Gj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.L., 31 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë- Milot, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur biçiklistin shtetasin Xh.Ç., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.H., 20 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugën e Shëngjinit duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel