Zhduket 22 vjeçarja, i fejuari refuzon të flasë, rasti që ngriti në këmbë Floridën!

18/09/2021 14:33

Policia e Floridës është vënë në kërkim të partnerit të 22 vjeçares Gabrielle Petito, rasti i të cilës ka tronditur SHBA-në.

Gaby, siç e thërrasin njerëzit e afërt, ishte në një udhëtim me të fejuarin e saj Brian Laundrie, por prej 10 ditësh nuk pati më asnjë kontakt me familjen. Prindërit kontaktuan policinë e cila kërkoi informacion nga Brian që u kthye vetëm në shtëpi.

Por i riu 23 vjeçar refuzoi të flasë për autoritetet e të tregojë se çfarë ka ndodhur me vajzën. Tani, është zhdukur dhe ai. Sipas avokatit të familjes Petito, Brian po fshihet nga autoritetet.

Avokati kërkoi që në hetime të përfshihet dhe FBI-ja. Mësohet se përpara udhëtimit, çifti kishte pasur një grindje të fortë, megjithatë u duk sikur gjërat mes tyre ishin sheshuar. të dëshpëruar, të afërmit e 22 vjeçares i janë lutur familjarëve të Brianit që te tregojnë se ku është djali i tyre, në mënyrë që t`i japë ndonjë të dhënë për Gaby-n, por ata refuzojnë kategorikisht të flasin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA