Kandidaturat e partive janë konfirmuar në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale.

Komisionet Komunale Zgjedhore duhet të bëjnë brenda ditës edhe verifikimin e listave të fundit të kandidatëve për këshilltarë komunash dhe kandidaturat për kryetarë të cilat janë dorëzuar në zyrat e tyre të paktën 1 javë më herët.

Partitë më të mëdha politike dhe koalicionet që garojnë në zgjedhjet lokale të tetorit nuk janë informuar se eventualisht kandidaturat e nominuara prej tyre kanë lëshime të caktuara dhe që nuk do të pranohen.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

“Nuk janë konfirmuar akoma të gjitha kandidaturat meqë afati i fundit është sonte në mesnatë dhe kjo do të bëhet ndërkohë. Megjithatë, nga ata që janë shqyrtuar, deri tani nuk ka pasur asnjë pengesë.”

Përgjigje të ngjashme morëm edhe nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, sipas Alsat.

Në datën 23 shtator, partitë politike dhe kandidatët e pavarur pjesëmarrës në zgjedhje do të mblidhen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për shortin i cili do të përcaktojë radhitjen e tyre në fletëvotime.

Lista zgjedhore, në format përfundimtar do të mbyllet deri në datën 24 shtator dhe do të firmoset më 1 tetor. Fushata zgjedhore fillon më 27 shtator.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA