Xhaçka publikon fotografinë e kabinetit qeveritar: Mirënjohëse qytetarëve dhe kryeministrit Rama për vlerësimin

18/09/2021 13:55

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar fotografinë e kabinetit të qeverisë Rama 3 duke shprehur mirënjohje për kryeministrin.

Xhaçka shprehu mirënjohje edhe për qytetarët që i dhanë votën për të qeverisur vendin për herë të tretë.

“#GatiPërShqipërinë. Mirënjohje qytetarëve shqiptarë për besimin që na dhanë si kurrë më parë për të qeverisur vendin për herë të tretë.

Mirënjohëse Kryeministrit Rama për vlerësimin për të vjuar në drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një kohë plot sfida e mundësi të jashtëzakonshme për diplomacinë shqiptare. Një përgjegjësi e madhe për të bërë më të mirën për Shqipërinë”, shkroi Xhaçka.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA