Si askush tjetër në 30 vite demokraci Edi Rama për të tretën herë ka ngjitur shkallët e presidencës për tu betuar si kryeministër, bashkë me kabinetin e ri. Si asnjëherë më parë në betimin e një qeverie ceremonia nuk u transmetua live nga presidenca.

I pari në listë për tu betuar, Edi Rama mbërriti në presidencë vetëm 5 minuta përpara ceremonisë e cila iu nënshtrua masave antiCovid.

Filmimet e dërguara nga presidenca një orë pas betimit përcjellin një ceremoni të ftohtë siç edhe janë marrëdhëniet e shumicës socialiste me presidentit. Nuk pati shtrëngime duarsh ndërsa maskat i mbrojtën jo vetëm nga Covid-19 por edhe për të mos treguar gjuhën e trupit në këtë ceremoni e cila ishte thjesht përmbushje e detyrimit kushtetues nga presidenti i shkarkuar nga shumica Edi Ramës por që ju desh edhe njëherë për pak minuta të kishte përballë Ilir Metën.

Në segmentin Presidencë, Kryeministri i sapo-betuar, Edi Rama me skuadrën e 16 ministrave ecën në këmbë duke respektuar semaforët.

Pak momente ndalesë për një foto familjare në shkallët e kryeministrisë nga ku ra në sy veshja me ngjyra të errëta nga shumica ministreve femra përveç Frida Krifcës veshur me kostum të kuq, Bora Muzhaqit me xhaketë ngjyrë pana dhe Delina Ibrahimi veshur me blu. Edi Rama bëri rolin e xhentëlmenit. Lejoi hyrjen e ministrave një e nga një, e hodhi i fundit hapin drejt sallës së mbledhjeve të qeverisë duke shënuar kështu startimin e qeverisjes edhe për 4 vitet e ardhshme.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA