Komisioneri Varhelyi dhe ambasadorja Kim urojnë Ramën: Dialogu politik, kyç për pranimin në BE

18/09/2021 11:51

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e qeverisë së re. Me anë të një postimi në Twitter, Varhelyi tregon edhe cili është çelësi për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Përgëzimi kryeministrit Rama dhe qeverisë së re. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres integrimin në BE dhe reformat e sundimit të ligjit që të shfaqen në rend të parë në axhendë. Dialogu politik, kyç për pranimin në BE”, shkroi Varhelyi.

Ndërsa ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim uron Ramën për marrjen e mandatit të tretë dhe thotë se pret të punojë intensivisht me qeverinë e re.

“Urime kryeministrit Rama dhe qeverisë së re për mandatin e tretë historik. SHBA pret të punojë intensivisht me ju. Të forcojmë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese”, shkroi Kim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA