Murrizi nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend: Vemje, pika që s’ju bie! Rrini edhe në sediljen mbrapa, të dukeni të rëndësishëm
Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole ka reaguar pas krijimit të Agjencisë për Media dhe Informim nga qeveria “Rama 3”.
Sipas saj, krijimi i kësaj agjencie është ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë.
Godole ka kërkuar reagim nga shoqatat e gazetarëve, Këshilli i Medias dhe Etikës dhe gjithë organizmat e tjera që të shprehen kundër kësaj VKM që sipas saj cënon dukshëm lirinë e shprehjes në Shqipëri.
“Fakti që një ndër vendimet e para të marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i një Agjencie për Mediat dhe Informimin, është ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë.
Sepse ky duket qe do të jetë mandati i propagandës dhe censurës së ligjëruar me vulë kryeministrore!
Sot kryeministri kurorëzoi ligjin “antishpifje“, për të cilin mori goditje dy vjet më parë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.
Shpresoj që shoqatat e gazetarëve, Këshilli i Medias dhe Etikës dhe gjithë organizmat e tjera të shprehen kundër kësaj VKM që cënon dukshëm lirinë e shprehjes në Shqipëri.
Nëse kemi një agjenci informimi mediatik pranë Kryeministrit cili rol i mbetet atëherë ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kërkohet të paguajë tre institucione që t’i shërbejnë qeverisë?! Dhe as nuk mund të detyrohet të paguajë kostot e ERTV; se ngado që ta kthesh këtë Agjenci, ky duket të jetë misioni i saj i vërtetë!”, shkruan Godole.

Postimi i Godoles
Top Channel