“Duhet të tundni dynjanë për qytetarët”/ Rama i prerë: Platforma e bashkëqeverisjes do të kthehet në ligj. Shkopin kokës çdo miu që…

18/09/2021 11:10

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë rëndësi të madhe platformës së bashkëqeverisjes duke thënë se duhet të trajtohet cdo hall i qytetarëve.

Rama tha se kjo platformë duhet të kthehet në ligj dhe i kërkoi ministrave që të tundin dynjanë për çdo qytetar që troket në dyert e tyre dhe kur të zgjidhin hallin, t’i japë vendin që i takon çdo personi që i sajon.

Edi Rama: Nuk më intereson asnjë reformë, program, rrugë, kanalizim apo nuk do pranoj justifikim para cilësisë të marrëdhënies së kësaj qeverie me çdo njeri të zakonshëm, i bardhë i zi, i majtë i djathtë që troket për një hall se na takon të gjithëve ne këtu që ta trajtojmë.

Kjo është platformë e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al, e cila do të jetë vendimi i parë i kësaj qeverie sot për ta çuar në Kuvend për ta kthyer në ligj për të gjithë. Një gjë është me rëndësi, marrëdhëniet e institucionit me publikut në këtë shtet nuk duhet të jenë opsionale apo për vullnete personale. Do një shef zyre të merret me to, zyra i përgjigjet, s’do një shef tjetër, njerëzit nuk marrin përgjigje. Kjo do të jetë marrëdhënie detyruese, e përpiktë, moralisht dhe ligjërisht. Siç lini çdo gjë për të shkuar në parlament kur ju kërkon interpelancë një grup deputetësh, duhet të lini çdo gjë tjetër kur një qytetar mbetet pa përgjigje apo adresë për mospërfillje dhe duhet të tundni dynjanë sikur qytetari të jetë babai, nëna, vëllai, apo motra juaj. Për këta të fundit s’duhet të tundni askënd, ndërsa për të tjerët gjithçka.

S’ka shkop magjik për funksionimin e të gjithë institucioneve që duhet të japin dokumente apo për të zgjidhur halle se nga gropa e zezë e sporteleve të institucioneve me tym qoftesh nuk kemi bërë pak por nuk mund të bënim dot as ne dhe askush gjithçka sepse bota, administratat i ka ndërtua me shekuj dhe nuk i ka shkatërruar si kalanë e Rozafës sipas tekave të partisë. Ne dhe ju këtu mund të rrini që çke me atë me shkop jo magjik mbi kokë drejtorëve, shefave, përgjegjësve dhe kujtdo poshtë jush që i lë qytetarët varur në telin e indiferencës.

Ju lutem të lexoni ligjin e ri të bashkëqeverisjes. Shërbimin ndaj publikut ta konsideroni si biblën dhe Kuranin që të mos më lini vetëm në këtë përpjekje, e keni si detyrë si ministra por duhet ta kuptoni e ta ndjeni si mision human në radhë të parë. Nuk ka mëkat më të madh që kesh pushtet dhe të mos reagosh. Mblidhni sa më shumë bekime, jo mallkimet që na i faturojnë minjtë e hipotekave, të legalizimeve, lejeve, licencave, autorizimeve, kartave të llojllojshme dhe pasi të zgjidhet një hall, shkopin kokës çdo miu që e ka sajuar. Deri në mbylljen e ciklit të shërbimeve përmes digjitalizmit dhe deri kur ta keni futur plotësisht të gjithë sistemin e shërbimit të dokumenteve në smartphone-in e qytetarëve, shkopi është domodosdoshmëri. Ky ligj i bashkëqeverisjes parashikon masa administrative dhe sanksione për zyrtarët që nuk u kthejnë përgjigje në kohë qytetarëve. Mund t’i bëjmë çeço zyrtarët e institucioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA