Zbulime të reja në Durrës, gjenden rrënoja të shekullit 6-7
17/09/2021 15:30
Në qytetin e Durrësit në zonën ish-lulishtes te 1 maji, është bërë një zbulim i ri arkeologjik.
Strukturat e evidentuara nga arkeologët janë identifikuar si objekte që i përkasin shekullit 6-7.
Sipas arkeologes Brikena Shkodra-Rrugia, zbulimi i strukturave në 1 metër thellësi dhe nga materiali i pranishëm në to, datojnë përafërsisht në periudhën e Antikitetit të Vonë, rreth shekullit të 6-7 në periudhen më të lashte Romake.
Arkeologia tha më tej se me vazhdimin e punimeve mund të gjejnë gjurmë të shtuara të kësaj faze kronologjike të qytetit.
Top Channel