Policia ka bërë me dije se janë ndëshkuar 1120 drejtues mjetesh gjatë 24 orëve të fundit pasi kanë kryer shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Nga kontrollet me radar, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
-Janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
-Janë vendosur 301 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 67 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
-Janë vendosur 4 masa administrative me vlerë nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara. Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.
Top Channel