Debatet dhe diskutimet për programin e qeverisë ‘Rama 3’ vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbim, Milva Ekonomi në fjalën e saj në Kuvend foli për sukseset e qeverisë në transformimin digjital.
Ekonomi përmendi platformën E-Albani si një sukses të qeverisë e cila e ktheu shërbimin nga letra në online.
“Vendi u godit nga 2 fatkeqësi të rënda të cilat janë: tërmeti dhe pandemia. Kjo situatë nuk do të menaxhohej me sukses nëse nuk do të kishim ecur me një hap të shpejtë drejt revolucionit digjital. Dhe kjo histori suksesi quhet e-Albania. Platforma vepron si një pikë e vetme e cila ofron shërbime publike për qytetarët në 24 orë në 7 ditë të javës.
Nga letra kaluam në sisteme dhe nga sistemet në shërbime të lehta, të shpejta, të matshme në cilësi për të gjithë qytetarët dhe bizneset shqiptare pavarësisht vendndodhjes së tyre në territor”- tha Ekonomi.
Top Channel