Kumbaro: Natyra dhe mjedisi nuk ka kontratë me të majtë apo të djathtë, është përgjegjësi e të gjithëve

17/09/2021 02:40

Debatet dhe diskutimet për programin e qeverisë ‘Rama 3’ vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi shpalosi programin e ministrisë së saj për pastrimin e mjedisit, natyrës dhe zhvillim e turizmit.

Në fjalën e saj në Kuvend tha se natyra nuk ka kontratë me ndonjë parti, por duhet të mbrohet dhe të ruhet nga të gjithë ne, nga të gjithë qytetarët.

“Është detyrë e jona të ruajmë mjedisin dhe natyrën. Është e detyrë e të gjithëve ne. Mjedisin duhet tua kthejmë fëmijëve tanë, në mënyrë që brezat që vijnë mos të na mallkojnë. Menaxhimi i mbetjeje është një sfidë e madhe dhe jemi të ndërgjegjshëm për këtë”- tha Kumbaro.

Ministrja u ndal edhe te turizmi ku tha do vazhdojë zbatimi i projekteve që sjellë ndryshim në turizëm. Në 2019 u shënuan gati 6 milion e gjysëm vizitorë të huaj. Për shkak të pandemisë u shënuan gati 2 milion e gjysëm. Viti 2021 kemi 2.78 milionë vizitorë. Pandemia na mësoi neve dhe shumë vendeve të tjera se turizmi nuk lidhet vetëm me plazhet. Mësoni një sjellje të re të turizmit”- tha Kumbaro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA