Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim foli në Kuvend ku nuk la pa përshëndetur 12 gratë janë ministre të qeverisë. Kryemadhi tha se ministret nuk duhet të jetë kukulla që firmosin.
“Zgjedhjet që kaluam na përballën me të pamundurën. Shumë kolegë i përmendën këtu por do dëshiroja që t’i kishin denoncuar të gjitha problematikat që ngritën. Që me shitblerjen e votës, që me ndihmën ekonomike, që me legalizimet, që me hipotekat, që me koncesionet, duke filluar nga Porti i Durrësit dhe duke vazhduar edhemë tej me hidrocentralin e Skavicës.
Do dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën? Dhe në fakt ndoshta mua nuk më takon kjo pyetje. Por përkundrazi më takon që të marr disa përgjegjësi të tjera. Në radhë të parë, për t’ju uruar grave të qeverisë, që janë 12 gra detyrën. Po për të mos qenë kukulla dhe instrument, thjesht firmosës të koncesioneve që ndahen midis njëri tjetrit.
Gratë në jetën dhe familjen e shqiptarve janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Janë ato që i bëjnë shtëpinë dhe familjet tona të lumtura. Janë gratë ato që rrisin me dashuri fëmijët dhe i mësojnë sesi të duan vendin. Është shumë e rëndësishme që gratë e qeverisë shqiptare të jenë gra me dinjitet, me integritet të kenë personalitetin dhe të bëjnë krenare të gjitha gratë e Shqipërisë. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria nuk ka nevojë për kukulla, qofshin gra apo burra.
Sot më shumë se kurrë shqipëria ka nevojë për njerëz të vërtetë. Sepse grate kanë mundësi të ngrihen për të luftuar për fëmijët e tyre, sepse ndoshta akoma tranzicioni politik nuk i ka lënë hapësirë që të këtë demokraci të vërtetë, asaj së cilës ne i kemi besuar disa dekada më parë”- tha Kryemadhi.
Top Channel