Berisha: Basha duhet të ikte/ Ish-Kryeministri nis takimet në bazë në fushatë kundër kryetarit të PD

17/09/2021 02:24

Sali Berisha nisi turin e takimeve në bazë për të mbledhur 1500 firma të delegatëve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin për të venë në lëvizje Kuvendin Kombëtar, forumin më të lartë vendimmarrës me qëllim realizimin e një Referendumi për çështjen e përjashtimit te tij.

“Se kush do ta udhëheqë PD-në do ta përcaktojnë demokratët dhe demokratet me vullnetin e tyre”- tha Berisha. Ish-kryeministri sulmoi ashpër kryetarin e Partisë Demokratike që e dëboi nga grupi parlamentar i partisë te cilën ai e themeloi. Duke i kërkuar ndjesë demokrateve për mbështetjen që u dha ndër vite Lulzim Bashës , ish-lideri demokrat një mesazh e kishte edhe për ish-bashkëpunëtoret e tij.

“Thike pas shpine parimeve të PD. Basha humbi dy palë zgjedhje duhet të ikte. Basha duhet ta kishte dhënë dy herë dorëheqjen, PD në gjendjen më kritike. Ndjesë demokrateve , ai spastroi partinë nga ish-bashkëpunetorët e mi, por unë tek ai kam bërë avokatin e tyre”- tha ish-kryeministri.
Sali Berisha replikoi me diplomaten amerikane Yuri Kim, e cila i kërkoi demokrateve të ndahen nga fantazmat e së shkuarës.

“Të gjithë ata që flasin për fantazma nëse një fakt që do dalë do qëndrojë do largohet”- vijoi Berisha.

Deputetët Edi Paloka, Flamur Noka,Tritan Shehu dhe Isuf Çela braktisen sallën e Kuvendit ku fliste kryetari Basha për t’iu bashkuar ish-kryetarit Berisha. Pjesë e takimit të Berishës ishin dhe ish-deputët dhe ish-funksionarë të lartë të partisë duke nisur nga Bujar Nishani, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata dhe Gent Strazimiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA